Nga Shqipëria / E Martë 18 Shtator 2018, 11:11

Pas lirimit nga burgu, Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta nisin pushimet

Siç u bë e ditur ditën e djeshme, Ermal Hoxha është liruar nga burgu dhe i është bashkuar familjes së tij, këngëtares dhe biznesmenes Rezarta Shkurta dhe vajzës Hera. Tani që familja u bashkua, ata kanë nisur pushimet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rezarta me postimet e saj në Instagram.

Kujtojmë që ditën e djeshme Rezarta postoi një video me Ermalin dhe të bijën dhe bëri një dedikim prekës duke u shprehur se familja e saj u bashkua dhe duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në ditë të vështira.

"Familja ime e vockel u bashkua. Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira... Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja", shkruante Rezarta.