Këtë sezon të ri televiziv, moderatorja e njohur Anjeza Maja bëri bujë të madhe me lëvizjen nga emisioni i përditshëm i Top Channel, "Në shtëpinë tonë".

Pas largimit, u mësua se moderatorja do të merrte pjesë në spektaktin "Dance with me" në Tv Klan, i cili ka startuar mbrëmjen e kaluar.

Mirëpo, ndjekësit e saj janë kuriozë për këtë largim dhe e kanë ngacmuar në rrjete sociale. Njëri prej tyre i shkruan:
"O kukulla pse të hoqën nga Topi, apo s'ja le shefit?"

"Çfarë janë këto muhabete, viti '97. Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. Top Channel është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qenë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time."- i është përgjigjur ajo.













