Nga Shqipëria / E Hënë 17 Shtator 2018, 18:06

Linda Morina lë fansat gojëhapur, bën tatuazh në mes të ballit

Linda Morina është një prej personave më të komentuar të showbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekur në rrjetin social Instagram.

Ditën e sotme ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa është shfaqur në postimin e fundit me një tatuazh në ballë; shqiponjën dykrenare me shkronjat "UÇK" të shkruara në mes të saj.

"Personit që i bën tagg ka për të bërë një tattoo si i imi."- ka shkruar Linda në postimin që ka marrë qindra reagime nga ndjekësit.