Në episodet e fundit të sezonit të kaluar të "Ertugrul" të gjithë u përlotën me vdekjen e një prej personazheve kryesor dhe më të dashur, "Halime".

Seriali që ka thyer rekorde shikueshmërie nis së shpejti me sezonin e ri dhe koordinatori i kanalit turk që e transmeton "Ertugrulin", ka zbuluar se shikuesit i presin surpriza të mëdha.

Ai zbuloi se Ertugrul në sezonin e ri do dashurohet me vajzën e armikut të tij më të madh. Rolin e saj do ta luajë aktorja bukuroshe turke Hande Soral.

Aktorja 31-vjeçare ka luajtur edhe në një tjetër serial turk historik "Fatih" i cili u transmetua në Turqi vite më parë. Na mbetet të presim sezonin e ri për të parë si do të nisë historia e Ertugrul dhe vajzës së re që ai do dashurohet.















