
Përfundoi dje dënimin dhe u lirua nga burgu, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i dënuar në korrik të vitit 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Pas lajmit për lirimin e bashkëshortit të saj, Rezarta Shkurta ka publikuar në Instagram një video ku Ermali shfaqet me të bijën duke i veshur këpucët ndërsa ajo i dhuron një puthje të atit teksa në sfond dëgjohet kënga e Miriamit dhe Albanit "Dhurata", perfekte për këtë moment.
"Familja ime e vockel u bashkua Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira... Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja", ka shkruar Rezarta.
View this post on Instagram