Nga Shqipëria / E Hënë 17 Shtator 2018, 23:11

Uau: Aktorja turke i shkruan bashkëshortes së Granit Xhakës

Granit Xhaka i dha fund beqarisë në fillim të këtij viti duke u martuar me Leonitën, vajza që për një kohë të gjatë ishte në vëmendje të mediave për shkak të lidhjes me futbollistin shqiptar.

Leonita ka postuar së fundmi një foto nga ndeshja e fundit e Arsenalit ku Xhaka i dha 3 pikë skuadrës. Leonita qëndronte në stadium për të mbështetur bashkëshortin e nga atje ka postuar një foto teksa ndjek ndeshjen.

Në mesin e komenteve, dallon ai i aktores turke Amine Gulse e cila i ka komentuar Leonitës një emoji me sytë me zemra dhe flakë.

Amine është partnerja e Mesut Ozil. Dy vajzat që i kanë partnerët futbollistë, kanë shoqëri me njëra-tjetrën e këtë e kanë treguar edhe herë të tjera duke postuar foto së bashku.