Nga Shqipëria / E Martë 11 Shtator 2018, 19:07

Vetëm 1 muaj pas lindjes, Adelina Tahiri habit me format trupore

Muajin e kaluar Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo lindi një djalë, fryt i dashurisë me avokatin maqedonas Serjoza Markon. Çifti i vendosën vogëlushit emrin Jon dhe deri tani Adelina ka preferuar mos t'ja tregojë portretin.

Kujtojmë që Adelina gjatë periudhës së shtatzënisë ka qenë e shumë komentuar dhe fotot e saj me barkun e rrumbullakosur bënin xhiron e rrjetit.

Megjithatë pas lindjes Adelina në një kohë shumë të shkurtër ka arritur të rikthejë format e mëparshme trupore duke mos lënë aspak bark.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një foto ku shihet në makinë e ku tregon të gjithë trupin. Siç e shihni në foton e mëposhtme, Adelina i ka kthyer format trupore shumë shpejt.