Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Shtator 2018, 10:10

Shqiponja bëhet trend/ Lojtari me famë botërore feston golin me simbolin shqiptar

Festimi me simbolin e shqiponjës i dy futbollistëve shqiptare, Xhakës e Shaqirit gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, duket se është bërë trend për futbollistët e të gjithë botës.

Pasi shqiponja dykrenare bëri bujë të madhe e madje veprimi u dënua nga UEFA, një tjetër futbollist ka bërë të njëjtin simbol për të festuar golin e tij. Bëhet fjalë për Sergio Ramos, kapitenin e Realit të Madridit.

Pasi shënoi golin e pestë të Spanjës, me një fitore me rezultat 6-0 kundër Kroacisë, ai bëri shqiponjën me duart e tij dhe foto e futbollistit po bën xhiron e rrjetit.