Bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj është bërë e njohur për publikun edhe si prezantuese e lajmeve në televizionin publik të Kosovës.
Mirëpo Anita Haradinaj së fundmi ka nxjerrë në pah edhe një talent tjetër të sajin, ajo vallëzon shumë bukur.

Kjo është vënë re në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kur Kosova fitoi 2-0 ndaj ishujve Faroe.
Pas mbarimit të ndeshjes Anita u pa teksa kërcente “Fortnite Challenge”, një kërcim që është bërë tashmë sfidë në internet.

Video po bën xhiron e rrjetit ndërsa ajo që bën më shumë përshtypje është se para gruas së kryeministrit janë radhitur vetë kryeministri Haradinaj, por edhe krerët e tjerë të shtetit si presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e zv.kryeministri Fatmir Limaj.
