Dafi dhe Silva janë padyshim një nga çiftet më të komentuar në media dhe për të cilët publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë mbi të rejat si nga ana profesionale, ashtu edhe nga jeta private. Dy këngëtarët që kanë realizuar shumë hite së bashku, janë prej 5 vitesh bashkë dhe fryt të dashurisë së tyre kanë një djalë.

Por dasmë nuk kanë bërë ende dhe ajo është në planet e çiftit. Kështu ka zbuluar Dafi në një intervistë për "Panorama plus" ku është shprehur se në ardhmen do ketë një ceremoni e cila me siguri do jetë madhështore e që do ketë vëmendjen e të gjithëve.

"E kemi menduar dasmën, madje unë e mendoj shpesh. Por kismet në një të ardhme ndoshta do të ketë një ceremoni".

