Miliarderi iranian Sasha Sobhani është bërë tashmë shumë i njohur në Shqipëri falë lidhjes pak mujore që pati me këngëtaren shqiptare Morena Taraku. Për javë të tëra dyshja ishin në qendër të vëmendjes së mediave dhe po ashtu bëri bujë edhe ndarja e tyre. Pak kohë më parë në një postim të tij, fansat i kërkonin Sobhanit të vinte në Shqipëri dhe ai ja ka plotësuar dëshirën.

Miliarderi ndodhet në vendin tonë e këtë e ka treguar me disa postime në Instastory. Tani Sobhanin mund ta gjeni edhe në klubet e natës pasi ka nisur t'i frekuentojë që ditën e parë të qëndrimit në Shqipëri.

Në një postim tjetër në rrjete sociale miliarderi shfaqet duke dëgjuar këngën "Dashni me raki" nga Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi.



