Siç është bërë e ditur së fundmi, Orinda Huta është larguar nga Vizion plus, ekrani ku e shihnim prej vitesh dhe këtë sezon do të bëhet pjesë e TV Klan. Burime për "Revistawho.com" kanë zbuluar se do të moderojë emisionin "Jo vetëm modë".

Ky emision moderohej në sezonin e kaluar nga Nevina Shtylla e cila u përfol për një largim, por ajo e mohoi.

Ndërkohë Orinda do të jetë edhe anëtare e jurisë së spektaklit të njohur, Kënga Magjike ku do të gjykojë artistët e rinj.

