Nga Shqipëria / E Martë 21 Gusht 2018, 17:05

Në pritje të ëmbël, ja ushqimi i preferuar i Elita Rudit gjatë shtatzënisë

Disa ditë më parë u përhap lajmi se Elita Rudi është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Madje u përfol se më datë 23 të këtij muaji, çifti do të kurorëzojë dashurinë me martesë, por dasma u anullua.

Në fotot e publikuara së fundmi në Instagram fansat kanë vënë re barkun e fryrë të Elitës dhe një foto e postuar ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Teksa i ka uruar ndjekësve Kurban Bajramin, Elita ka pozuar para një tavoline plot me ëmbëlsira, duke lënë të kuptohet se ëmbëlsirat janë ushqimi i saj i preferuar gjatë shtatzënisë.