Një muaj më parë reperi i njohur Agon Amiga u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Egzona, solli në jetë një vogëlush që çifti vendosi ta pagëzonte me emrin Noel.

Pas dedikimit të ëmbël që bëri për bashkëshorten, ditën e sotme reperi ka publikuar foton e parë me të birin.

Në postimin e tij në Instastory shfaqet vogëlushi, i cili ka kapur me dorë gishtin e vogël të babait.

"Shoku im i ngushtë."- ka shkruar Agon Amiga në postim.





