Nga Shqipëria / E Hënë 20 Gusht 2018, 17:05

Pas lindjes së vajzës, Floriana Garo bën dasmë të madhe në Shqipëri

Në mars të këtij viti, moderatorja e njohur e ekranit, Floriana Garo, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Adia dhe së bashku me bashkëshortin e saj, avokatin Enis Daci, po jetojnë prej disa kohësh në Zvicër.

Këtë verë, Floriana po i kalon pushimet në Shqipëri dhe së fundmi ishte e ftuar në emisionin 'Pushime on top', ku ka rrëfyer planet e saj për të ardhmen.

Megjithëse janë kurorëzuar me martesë, moderatorja ka treguar se pas lindjes së vajzës ka ndërmend të bëjë një dasmë të madhe.

"Unë Enisin e kam njohur në Portofino. Ne po planifikojmë që vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë. Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë."- ka rrëfyer moderatorja.