Disa muaj më parë mori vëmendjen e mediave debati mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit.

Pasi këngëtarja tha se në Festivalin e Këngës kishin zënë rrënjë njerëz të kohës kur babai i saj ishte gjallë, Kozeta e kritikoi ashpër nëpërmjet një deklarate në profilin e saj në Facebook.

Ndër të tjera, Kozeta i drejtohej Ronelës të mësonte të fliste e të bënte të paktën një të miliontën që ka bërë babai i saj.

E pyetur së fundmi në 'Edicionin veror' për deklaratën thumbuese që gazetarja Kozeta Kurti kishte bërë për të, Ronela u përgjigj:

"Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që marrin frymë nuk i ndjek."



