Nga Shqipëria / E Hënë 20 Gusht 2018, 11:11

Dasmë në fshehtësi, Eliza Dushku martohet me partnerin 17 vite më të madh

Prej disa kohësh aktorja shqiptare me karrierë në Hollywood, Eliza Dushku, është në një lidhje me ish-lojtarin profesionist të tenisit, Peter Palandijan. Një vit më parë çifti shpalli fejesën dhe ditën e sotme kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

37-vjeçarja dhe 54-vjeçari kanë mbajtur një ceremoni të fshehtë martese larg syrit të mediave, mirëpo lajmin e ka zbuluar fotografi i njohur Fadil Berisha.

Ai publikoi në profilin e tij në Instagram foto nga dasma, mirëpo këto foto janë fshirë menjëherë më pas.