Nga Shqipëria / E Hënë 20 Gusht 2018, 12:12

Xhemi Shehu bën deklaratën e papritur, ja arsyeja që do të heqë dorë nga televizioni

Xhemi Shehu është një prej moderatoreve më të njohura nga publiku shqiptar, të cilën për vite me radhë e kemi parë të moderojë emisionin e humorit 'Portokalli'. 

Simpatinë për këtë program Xhemi e shprehu së fundmi në emisionin 'Sekretet e Portokallisë', ku bëri edhe deklaratën e papritur.

Moderatorja pranoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë asnjëherë nga Portokallia dhe nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të largohej edhe nga televizioni.