Nga Shqipëria / E Hënë 20 Gusht 2018, 13:01

5 muajshe shtatzënë, s'do t'i besoni syve si duket tani Marina Fara

Disa muaj më parë në media u përhap lajmi se Marina Fara është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë. Kudo filluan të qarkullonin disa foto ku përveç fytyrës së partnerit që ajo e kishte mbajtur të fshehtë, u zbuluan edhe momente gjatë vizitës tek gjinekologu, ku çifti po shikonte fëmijën. 

Pas lajmit të shtatzënisë Marina vendosi të mbyllte çdo rrjet social dhe rrallë e kemi parë të shfaqet në publik gjatë pritjes së ëmbël. Mirëpo së fundmi, teksa është në muajin e pestë të shtatzënisë, Aurela Gaçe ka publikuar në Instastory foto të Marinës që i kanë lënë të gjithë gojëhapur.

Teksa ka pozuar me Aurelën, Marina shfaqet tepër elegante dhe nuk i bie aspak në sy barku i fryrë, megjithëse tashmë është pesë muajshe shtatzënë.