Adelina Tahiri ka organizuar sot "Baby shower", pak ditë para se vogëlushi i saj të vijë në jetë. Këngëtarja ka mbledhur të afërm e miq në një ambient të dekoruar bardhë e blu ku po argëtohen me muzikë.

Adelina me këtë festë zbuloi edhe emrin e djalit i cili do të quhet Jon.

Këngëtarja është kritikuar shumë për shkak të martesës me avokatin maqedonas Serjoza Markov dhe në një fjalim gjatë festës, ajo është shprehur se nëse do dorëzohej sot nuk do ishte me bashkëshortin.
