Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Gusht 2018, 18:06

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas fejohen, fotot nga ceremonia indiane do t'ju mahnisin

Pas 3 muajsh të lidhur, çifti më i ri i showbizit këngëtari amerikan Nick Jonas dhe aktorja indiane Priyanka Chopra i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti ka bërë sot ceremoninë e fejesës në SHBA por komplet një ceremoni tradicionale indiane. Priyanka ka postuar disa foto në Instagram ku shihet çifti duke kryer ritualet indiane.

"E zënë... Me gjithë zemrën dhe shpirtin tim", ka shkruar Priyanka, 36 vjeç, në foton e adhurueshme me Nick.

Nick, 25 vjeç, ka postuar të njëjtën fotografi dhe ka shkruajtur: "Znj. Jonas e ardhshme, zemra ime, dashuria ime".

"E vetmja mënyrë për ta bërë këtë... me familjen dhe Zotin. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe bekimet", shkruan Priyanka në një kolazh fotosh nga fejesa.