Nga Shqipëria / E Premte 17 Gusht 2018, 16:04

Dasmë tjetër VIP: Zbulohet data e martesës së Elita Rudit dhe Gjikos

Reperi Gjiko pak muaj më parë i propozoi martesë partneres së tij bukuroshe Elita Rudit. Madje përveç këtij lajmi të mirë u tha se moderatorja është edhe në pritje të ëmbël. Mirëpo nga dasma nuk na ndajnë shumë ditë.

"Prive" ka zbuluar nga burime pranë çiftit se dasma e Elitës dhe Gjikos do të bëhet në 23 gusht.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga çifti i cili është treguar shumë diskret këtë periudhë.

As për lajmet e shtatzënisë ata nuk kanë reaguar duke i lënë thashethemet të vazhdojnë ende.