Nga Shqipëria / E Enjte 16 Gusht 2018, 19:07

Thanë se është ndarë nga Eva, djali i Jozefina Topallit poston foton krah një femre

Djali i Jozefina Topallit, Genoari ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë për shkak të thashethemeve se ai dhe moderatorja simpatike Eva Murati janë ndarë, fjalë të cilat çifti fillimisht i hodhi poshtë me përgjigje të zymta. Megjithatë kjo nuk e ndali rrymën e lajmeve që vazhdonin të shpërndaheshin me shpejtësi e ku thuhej se Eva dhe Genoari janë ndarë.

Fakti që çifti nuk po postojnë më foto së bashku i shtoi edhe më shumë thashethemet dhe akoma më shumë e ka ngatërruar situatën foto e fundit nga Genoari. Ai ka postuar një pikturë ku shihet një çift të dashuruarish në Paris dhe krah tyre edhe qeni i familjes.