Prej tre vitesh, Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, ndodhet në burg pas arrestimit të tij në vitin 2015.

Gjatë kësaj kohe Rezarta e shpreh shpesh sa shumë i mungon bashkëshorti duke postuar foto me të e duke i kushtuar dedikime.

Sot këngëtarja dhe biznesmenia ka postuar një foto nga kujtimet e tyre ku çifti shihen në makinë. Ermali shfaqet duke e puthur Rezartën teksa ajo buzëqesh e lumtur. "Shpirti bosh pa ty", shkruan Rezarta.

