Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Gusht 2018, 15:03

Nevina Shtylla flet për herë të parë për largimin nga 'Jo vetëm modë'

Që pas largimit të Floriana Garos, për një sezon të tërë, emisionin "Jo vetëm modë" e ka prezantuar Nevina Shtylla e cila na ka shoqëruar çdo të shtunë pasdite në TV Klan. Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Nevinën  nuk do ta shohim në sezonin e ri të "Jo vetëm modë" që nis në shtator. 

Mirëpo e kontaktuar nga "Iconstyle", lidhur me këtë lajm Nevina u shpreh se nuk do të largohet nga "TV Klan". Megjithatë moderatorja e la në pikëpyetje fatin e "Jo vetëm modë".

"Unë vijoj të jem pjesë e televizionit ‘Klan’, por përsa i përket emisionit, do të ketë gjëra të reja për të cilat nuk mund të flas ende", është shprehur Nevina.