Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 18:06

Janë shoqe por partneri i Ana Likës u çmend për Kejvinën

Kejvina Kthjella prej kohësh është në qendrën e vëmendjes së publikut shqiptar. Ajo poston vazhdimisht në Instagram, duke provokuar ndjekësit e saj me fotot në të cilat shfaq linjat e saj.

Modelja së fundmi ka qenë mjaft e komentuar për disa foto ku ka pozuar me gjoksin e saj të majtë jashtë. Mesa duket, bukuroshja i ka tërhequr vëmendjen moderatorin simpatik Albi Isakaj, i cili i ka komentuar Kejvinës në një foto që ajo ka postuar në Instagram. "Copë ylli", ka komentuar ai poshtë një fotoje ku Kejvina shfaqet vetëm me një xhaketë xhins sipër.

Albi ishte konkurrent në edicionin e kaluar të "Dance with me", ku kishte si partnere skene Anna Liken.