Mbrëmjen e djeshme të gjithë ndjekësit e emisionit 'Fiks Fare' janë shokuar kur është transmetuar një video, ku një mësuese e shkollës 'Sotir Çapo' në Fier është filmuar duke dhunuar dhe ofenduar nxënësit e saj.

Momentalisht mësuesja Julinana Dine, është pezulluar nga puna nga Drejtoria Arsimore Rajonale Fier si dhe po merren masa për largimin e saj.

DAR bën të ditur se kanë dërguar edhe një grup të shërbimit psiko-social për të ndjekur nga afër gjendjen psikologjike të nxënësve të kësaj klase dhe për të parë nëse ka raste të tjera dhune në shkollën “Sotir Çapo”.

Në video, mësuese Juliana shfaqet duke iu drejtuar nxënësve me fjalët “zhuls”, “qafëpalarë” e duke ushtruar dhunë mbi ta. Nëpërmjet një komunikimi për shtyp, DAR Fier shpreh indinjatën institucionale për gjuhën e përdorur nga kjo mësuese në komunikimin me nxënësit dhe prindërit e nxënësit.


