Nga Bota / E Martë 24 Prill 2018, 17:05

Sa me fat: Futbollisti i propozon për martesë të dashurës në mes të stadiumit

Propozimet për martesë në publikë janë kthyer në një nga gjërat më të preferuara për personazhet e njohur, dhe të shumtë kanë qenë ata që i kanë propozuar të dashurat live në emisione ose në vende publike me shumë njerëz.

Së fundmi ka qenë futbollisti i njohur, Massimiliano Peseti, ai i cili ka surprizuar të dashurën e tij në stadium. Ai i ka habitur të gjithë teksa përpara derbit ndaj Pro Paicenza-s i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Micol.

Fillimisht në stadium u shfaqën disa fëmijë të cilët mbanin të veshur bluza me nga një shkronjë të fjalisë ku shkruhej: “Dëshiron të martohesh me mua Micol?”.

Më pas bomberi i Piacenza-s ka vrapuar drejt të dashurës, e cila ishte ulur në tribunë. E surprizuar, Micol ka vrapuar gjithashtu drejt të dashurit dhe e ka përqafuar dhe puthur. Futbollisti është ulur në gjunjë dhe me një unazë në dorë i ka propozuar për martesë.

Sigurisht që Micol e emocionuar i ka kthyer përgjigjen 'Po' dhe më pas ka ndarë këtë ngjarje të rëndësishme me të gjithë ndjekësit.