Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 17:05

Ermali poston foton e adhurueshme të Amit dhe Sias: ‘Lulet e mia’

Ditën e sotme moderator i njohur Ermal Mamaqi ka shpërndarë një foto të adhurueshme të bashkëshortes së tij Amarda Toska dhe të vajzës së tyre të porsalindur Sia.

Ai ka treguar se i ka blerë një buqetë të madhe me lule Amit dhe Sias dhe në foton e publikuar ka shkruar: “Lule për Lulet e mia”.

Por ajo që ka rënë në sy në këtë foto ka qenë Ami e cila është duke ushqyer vajzën e saj Sia me gji. Kjo foto është pritur mjaft mirë nga fansat të cilët e kanë vlerësuar faktin që Ami e ushqen të bijën me gji , por edhe gjestin romantik të Ermalit.