Këngëtari i njohur Blero dhe e fejuara e tij Afrona prej kohësh janë përfolur se këtë vit do ti japin fund beqarisë dhe do të martohen. Mirëpo edhe pse patën disa kriza në çift ata vijojnë të jenë ende bashkë dhe të gjithë fansat e tyre janë duke pritur për datën e dasmës.

Por mesa duket të gjithë kanë shpresuar kot, pasi çifti ende nuk ka në planë të bëjë një dasmë dhe këtë gjë e ka thënë se fundmi këngëtari i njohur.

Ai ka qenë i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Nd’rrimi i natës’ në Klan Kosova dhe ka rrëfyer se ai dhe Afrona kanë në planë të martohen, por jo shumë shpejt, dhe kjo pasi sipas tyre ka ende kohë, duke qenë se Afrona momentalisht punon në Zvicër.



