Të shtunën e kaluar në emisionin ‘Xing me Ermalin' ishin të ftuar Dj Blunt dhe Real 1 të cilët treguan më shumë për këngët e tyre, sherrin e bujshëm me Ledrin, si dhe për grupin e ri që po krijojnë.

Gjithashtu diçka që ra më shumë në sy ishte afeksioni që Dj Blunt pati ndaj velinës së ‘Xingut’ Kejvinës sapo ajo hyri në studio.

Mesa duket këngëtarit të njohur i ka ngelur fiksim bukuroshja bionde dhe kjo pasi pas batutave që bënë në studio ku tha se do e merrte Kejvinën nuse në Kosovë, ai nuk është ndalur dhe në një video të shkëputur nga emisioni ai ka lënë një koment që i ka habitur të gjithë.

Mesa duket reperi është fiksuar keq me Kejvinën, pasi në videon në ‘Instagram’ ai komentoi: “Kom me ja hongër cicën asaj Kejvinës.”



