Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 15:03

Futbollisti me famë botërore e kërcen vallen popullore më mirë se shqiptarët

E kujt shqiptari nuk i bëhet zemra ‘mal’ kur dëgjojmë se në vende të ndryshme të botës luhet muzikë shqiptare?

Duket se jo të gjithë i harrojnë traditat e vendit prej nga kanë origjinën dhe Granit Xhaka është një prej tyre.

Ai tashmë është një futbollist me famë botërore, që aktivizohet tek skuadra “Arsenal” dhe përherë publikon video e foto duke dëgjuar këngë shqiptare.

Mirëpo, së fundmi ka dalë një video ku Xhaka shfaqet teksa kërcen valle shqiptare me partneren e tij, Leonita Lakaj në Londër. Çifti kanë qenë duke u argëtuar me këngë tradicionale shqiptare, gjatë festës së 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.