Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 14:02

Pasi Albi u kap mat me tjetrën, Kaludia Pepa niset për pushime me balerinin e njohur

Përpara disa javësh një nga lajmet që bëri më shumë bujë ishte që koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje. Ata ishin së bashku me pushime në Bruksel dhe Paris dhe kjo gjë bëri që të gjithë të aludonin se mes tyre po lind diçka.

Mirëpo u diskutua shumë edhe reagimi që ish-bashkëshortja e Albit, Klaudia Pepa do të bënte për këtë lajm. Edhe pse ajo nuk reagoi publikisht shumë ndjekës i komentonin vazhdimisht se tashmë Albin ja ka marrë tjetra.

Por mesa duket Klaudias nuk i intereson aspak ky fakt dhe ka vazhduar jetën e saj. Ajo së fundmi ndodhet me pushime së bashku me balerinin e njohur shqiptar, Graciano Tagani, në Itali.

Nga fotot e ndryshme që ka shpërndarë Graciano në adresën e tij, shihet që bashkë po kalojnë një kohë shumë të bukur duke qenë se ata janë shumë miq të ngushtë. Së bashku me ta është edhe balerina Adela Lami.