Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 14:02

Xheni ende e fiksuar pas Benardit, nuk do të besoni çfarë dedikimi i ka bërë

Ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të edicionit të kaluar të ‘Big Brother Albania’. U përfolën gjatë për historinë e tyre të dashurisë dhe ishin një nga të preferuarit e publikut. Mirëpo Xheni dhe Benardi prej muajsh nuk janë më bashkë.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë që nga momenti që ata i dhanë fund lidhjes së tyre, Xheni vijon ende të jetë e dashuruar me Benardin dhe këtë gjë e tregojnë qartë postimet dhe dedikimet e ndryshme që ajo bën në adresën e saj.

Së fundmi ish konkurrentja ka shpërndarë një thënie në të cilën shkruhet: ““Do të mbetesh gjëja më e bukur nga të gjitha gjërat e bukura, së cilës nuk kam ditur t’i jap shpjegim”, shkruan ajo në një postim.

Ajo madje çdo ditë lexon horoskopin, dhe sot shenja e saj Virgjëresha i ka dhënë një lajm të mirë pasi parashikon një “rikthim si me magji” me një person me të cilin ka ndërprerë marrëdhënien.

Mesa duket Xheni është aq e dashuruar me Benardin sa që dëshiron shumë një rikthim me të.