Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 13:01

Këngëtari shqiptar injoron keq Noizyn: Me të nuk do bashkëpunoja kurrë

Reperi i njohur Noizy është një nga këngëtarët  më të suksesshëm të momentit në Shqipëri dhe të shumtë janë ata persona të cilët do dëshironin që bënin një bashkëpunim me të.

Mirëpo mesa duket njëri prej këngëtarëve të njohur shqiptar nuk ka një simpati të madhe për Noizyn dhe muzikën  e tij.

Bëhet fjalë për këngëtarin Blero, i cili mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin 'N’dërrimi i Natës' në rubrikën ‘Haje ose Ndaje’ , këngëtari u pyet se me cilin reper nuk do bashkëpunonte kurrë.

“Noizy”, u përgjigj Blero pa hezituar duke sqaruar se nuk e ndjen muzikën e tij.

Ndërkohë reperi ende nuk ka reaguar për këtë deklaratë të Bleros dhe nuk dihet sesi do e pres ai.