Nëse jeni duke planifikuar pushimet tuaja verore për këtë vit, atëherë ndaloni për një çast dhe hidhini një sy programit që do të ofrojë Tirana këtë verë, pasi është i mbushur plotë me surpriza.
Jo vetëm një, por plotë 5 artistë me famë botërore do të vizitojnë vendin tonë këtë verë dhe do të çmendin shqiptarët me performancat e tyre.
I pari në listë do të jetë këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili fill pas performacëns së tij në ‘Eurovizion’ do të vizitojë Tiranën në fund të muajt maj, ku dhe do të mbajë një koncert në mes të Tiranës.

Pas Ermalit një tjetër shqiptare do të na vizitojë pas shumë vitesh. Bëhet fjalë për Rita Orën e cila do të mbaj një koncert falas në Sheshin ‘Skënderbej’ në 3 qershor.

Por nuk mbaron me kaq, pasi një nga këngëtarët tanë të preferuar të këngëve latine, i cili ka thyer rekorde me këngët e tij ‘Despacito’, ‘Dura’, ‘Limbo’, ‘Gasolina’, ‘Dansa Kuduro’ etj do të vijë në Tiranë në datën 27 korrik. Biletat për në koncertin e tij do të fillojnë të shiten që në 1 maj.

Dhe sigurisht siç është lajmëruar dhe më herët, Enrique Iglesias do të vijë për të kënduar hitet e tij në muajin gusht.

Gjithashtu Dj i njohur Martin Garrix do të përmbyll ashtu siç duhet verën me një koncert madhështor në 18 gusht.

