Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 12:12

Uau, i tha të gjitha: Adrian Gaxha bën rrëfimin e papritur: Luana dashuria ime e parë

Përpara gjashtë viteve moderatorja Luana Vjollca dhe këngëtari Adrian Gaxha kanë qenë një nga çiftet më të komentuara. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por vijojnë ende të përbëjnë një interes të madh për publikun, dhe të gjithë janë kurioz të din se çfarë mendojnë tani për njëri-tjetri.

Së fundmi ka qenë Adrian Gaxha ai që ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Luanën. Këngëtari ishte i ftuar në emisionin ‘1 Kafe me Labin’ dhe në rubrikën 3ND ai duhet të jepte tre mendimet e para që do i vinin në mend kur të shikonte foton e Luanës.

Adriani edhe pse u vendos në siklet tha: “Sa qenka zbukuruar. Më vjen mirë për sukseset e saj. E treta eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”.

Mesa duket edhe pse mes tyre ka vite që ka përfunduar dashuria, ata gëzojnë respekt për njëri -tjetrin edhe pse aktualisht që të dy janë në lidhje të tjera.