Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më energjike dhe spontane në skenë. Ajo di të komunikojë shumë mirë me publikun e saj dhe me ta është aq e drejtpërdrejt sa që edhe në momentet më të sikletshme di si të veprojë.

Së fundmi në një nga performancat e saj live ajo ka dal në skenë dhe ka harruar zinxhirin e pantallonave hapur. Mirëpo ndryshe nga shumë persona të tjerë të cilët do të fshiheshin për ta mbyllur, Aurela pa komplekse fare e ka mbyllur atë përpara gjithë publikut të saj.

Pas mbylljes së tij ajo ka vazhduar performancën energjike dhe këtë moment komik e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

“O çun ke lënë qepenin hapur. Kushedi ç’ka bërë mbas skene ky çuni rrugaç”, shkruan sipër video-s ku shfaqet duke mbyllur zinxhirin dhe duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.
Nëpërmjet një postimi të dytë në Instastory, Aurela na ka treguar se si ka vijuar performanca e saj: “Mbas kapjes mat”.


