Nga Shqipëria / E Martë 24 Prill 2018, 12:12

Roza Lati tha që nuk do të martohet kurrë, por dalin pamjet ku ajo është e veshur nuse

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka treguar gjithmonë publikisht se nuk dot të bëjë asnjëherë dasmë dhe se lekët e dasmës preferon që ti harxhojë për pushime. Por së fundmi mesa duket moderatorja nuk ka mundur ti durojë dot tundimit për të provuar një fustan nusërie.

Siç ka lajmëruar edhe vetë Roza në adresën e saj është duke kryer një set fotografik me të cilin do të shfaqet e veshur si nuse.

Ajo ka shpërndarë disa pamje ku shihet e veshur me fustan dhe në përshkrim të saj ka shkruar: “Më shihni mirë kështu se nuk keni për të më parë më, apo thua ta provoj, por herën tjetër prej vërteti”- ka thënë Roza.