Nga Bota / E Hënë 23 Prill 2018, 17:05

Fotoja që po çmend rrjetin: Barack Obama bën për të qeshur Melania Trump në funeral

Ditën e shtunë gjithë personalitetet e njohur në SHBA ishin prezent në funeralin e ish zonjës së parë Barbara Bush, ku të pranishëm ishin edhe ish Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe zonja e parë Melan Trump e cila ishte e pashoqëruar nga Presidenti Donald Trump.

Mirëpo një foto ku Barack Obama dhe Melani Trump shihen duke qeshur me njëri-tjetrin është bërë virale së fundmi në internet dhe është diskutuar gjatë.

Në foton e realizuar para nisjes së ceremonisë mortore, ata të dy janë parë duke folur dhe ajo shihet duke qeshur me gjërat që Obama po i thoshte.

“Melania duket më e lumtur në një varrim sesa e kemi parë prej vitesh. A nuk do të ishit edhe ju nëse do të kalonit nga shoqëria me Donald çdo ditë te qëndrimi pranë Barack-ut?”, shkroi një person në Twitter.

Sipas të gjithë përdoruesve të Tëitter-it, Melania duket për herë të parë e lumtur dhe është krejt rastësi, që kjo ndodh në një event ku nuk shoqërohet nga bashkëshorti.