Nga Shqipëria / E Hënë 23 Prill 2018, 17:05

Moderatorja e sulmoi për lidhjen treshe, shpërthen Egla: Injorante, s’ke dy gram tru

Elga Harxhi pushtoi mediat përpara disa kohësh me fotot nudo si dhe marrëdhënien treshe që kishte së bashku me fotografin francez, Ale de Basseville, dhe një modele tjetër të quajtur Alesia.

Ajo përpara 3 muajsh u bë nënë për herë të parë dhe u kritikua shumë për mënyrën sesi do ta rriste fëmijën e saj në një marrëdhënie të tillë. Madje u përfol shumë dhe për shembullin që ajo do i jepte fëmijës së saj.

Për këtë temë përpara disa kohësh reagoi edhe moderatorja e emisionit ‘Ditë e re’ në Ora News, Dejana Shabani e cila u shpreh: “Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?"

Mirëpo ish miss Shqipëria nuk e ka lënë me kaq dhe në një intervistë që ka dhënë për ‘Panorama’ i është përgjigjur Dejanës duke e cilësuar atë si injorante pa tru.

“Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe ke argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh. Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt. Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët? Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur. Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës. Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente. Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!", përfundon Egla.