Nga Shqipëria / E Hënë 23 Prill 2018, 16:04

Del raporti: Shqipëria renditet e 10-ta në Europë, nuk do ta besoni se për çfarë

Siç dihet vendi ynë ka një numër të madh emigrantësh në shumë vende të ndryshme të botës, mirëpo që të ishte një nga vendet me emigrimin më të lartë në Europë nuk e dinim. Së fundmi sipas një raporti të publikuar nga Banka Botërore, i cili është përpunuar së bashku me vendet si Suedia, Zvicra, Gjermania vendi ynë renditet i 10-ti me numrin më të madh të emigrantëve.

Siç është shkruar dhe në raportin që titullohet ‘’Remitancat dhe migrimi, trendet dhe projeksionet’’ thuhet se emigrantët shqiptarë nëpër botë janë sa 41% e popullsisë së Shqipërisë.

Sa i përket remitancave dhe peshës që zënë në ekonomi, me një normë në 10.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, Shqipëria mban vendin e 8-të më të lartë në Europë. Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë varësi më të lartë nga remitancat se sa Shqipëria thotë raporti Ndërkohë edhe Mali i Zi dhe Serbia, dy ekonomitë më të zhvilluara të Ballkanit Perëndimor, kanë një varësi mjaft të lartë, pranë niveleve të Shqipërisë.

Duke qenë se Shqipëria ka një numër të madh të emigrimi ka edhe një varësi të lartë ekonomike ndaj remitancave.