Përpara disa javësh veshja e prezantueses së njohur Ilda Bejleri, u kthye në një nga temat më të diskutuara dhe kjo pas një deklarate që gazetari i njohur, Mustafa Nano, bëri në emisionin e tij, ku tha se veshja e moderatores është vulgare dhe e papërshtatshme për televizion.

Ky debat zgjati për javë me radhë, por edhe pse të gjithë menduan se u mbyll me aq, Ermal Mamaqi e ka rihapur duke ja rikujtuar edhe një herë Ildës atë temë.

Në postimin e fundit të Ildës në Isntagram ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë e të zi, moderator i njohur ka lënë një koment duke i shkruar: “Ua sa vulgare je”!

Më pas Ilda me shaka ja ka thyer: “Edhe mashtruese”, duke treguar kështu që komenti Mamqit ishte një ironi për Mustafa Nanon.




