Soni Malaj pasi i dha fund martesës së saj me balerinin italian, Mirko, është përfolur se është në një lidhje me një biznesmen nga Tirana. Ajo përpara disa kohësh e konfirmoi lidhjen e saj dhe tashmë prej 3 vjetësh po jeton një lidhje dashurie, e cila ka ngjallur gjithmonë kuriozitetin e publikut, sidomos i dashuri i saj Klevi, i cili edhe pse nuk është figure publike është përfolur shpesh.

Së fundmi Soni ka dhënë një intervistë për ‘Elite Show’ ku për herë të parë ka folur për lidhjen e saj me Klevin dhe për marrëdhënien e tyre 3-vjeçare.

“Marrëdhënia ime e re, po bëj 3 vjet dhe kemi një marrëveshje me njëri-tjetrin. Respektohemi, kemi vlerësim të madh për njëri-tjetrin. Po i bëjmë të gjithë gjërat bashkë, ai pak penalizohet nga punët e tij pasi Klevi nuk është fare në art. Ai merret me pasuritë e patundshme, por duke parë që volumi i punës time është shumë i madh nga ajo që duket e lezetshme dhe hë se nuk lodhen këta, por duhen shumë njerëz për tu marrë. Ai më ndihmon shumë sa i përket anës organizative, menaxheriale të biznesit sepse duhet të jesh dhe shumë i zgjuar për të kapur momentin dhe për të ditur të bësh marrëveshje të ndryshme me të gjithë.”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar dhe për xhelozin e partnerit për skenat e ndryshme që Soni bën në klipet e saj, mirëpo ndryshe nga sa të gjithë mendonim, ai nuk është aspak i tillë.

“Jo, Klevi i kupton shumë mirë. Nuk i shikon këto pjesë. Është kaq pranë meje sa shikon që cdo gjë është false. Unë mund të jem me një ‘partner’ në klip dhe mbrapa secili shkon tek partneri i vet dhe duhet të aktrojmë aq shumë sa të dukemi të vërtetë. E shikoj që funksionoj shumë ndryshe nga ç’mund të më njohë publiku. Nuk ka fare pse të bëhet xheloz dhe nuk bëhet. Xhelozia është arsyeja e parë pse çiftet shqiptare të shoëbiz-it përfundojnë në ndarje. Unë me Klevin prandaj jemi bashkë, është pranë meje gjithë kohës, në çdo gjë. Jo se më ruan mua, por kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe funksionojmë shumë mirë”, tha këngëtarja.



