Nga Bota / E Hënë 23 Prill 2018, 14:02

Këngëtarja e njohur lë nam, rrëzohet së bashku me motrën në mes të skenës

Ndonëse ajo shquhet për performancat e saj shumë të mira në skenë edhe Beyonce së fundmi ka pësuar një incident. Ajo u komentua shumë gjatë në media si mbretëresha e Coachellas këtë vit, pasi shkëlqeu me performancën e saj javën e parë. Por në javën e dytë Beyonce zgjodhi që të performonte me motrën e saj Solange Knowles.

Ato të dyja janë ngjitur në skenë me energjike se kurrë që të performonin përpara miliona njerëzve, mirëpo në momentin që dy motrat po përpiqeshin të realizonin numrin koreografik janë rrëzuar që të dyja në mes të skenës.

Kjo ngjarje është kapur nga fansat, të cilët kanë shpërthyer në të qeshur kur dy motrat kanë rënë. Megjithatë motrat e njohura e morën me sportivitet dhe vazhduan performancën e tyre.