Një rast shumë i veçantë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës ku doktorët, por edhe prindërit e një foshnje që akoma nuk ka lindur, janë habitur nga reagimi që vajza ka pasur në barkun e nënës.

Ndërkohë që nëna e foshnjës Iva dhe babai Elti kanë shkuar tek gjinekologu për të bërë një eko 3D, të gjithë janë mahnitur kur në momentin e ekos vajza e tyre ka marr një pozë dhe ka pozuar si një fotomodele e vërtetë.

Kjo foto është bërë virale në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë rënë dakord në një gjë, që vogëlushja e paska zgjedhur profesionin e saj që në barkun e nënës, ajo me shumë gjasa do të bëhet një modele./ Burimi:Shqiperiaime.al.

