Nga Shqipëria / E Hënë 23 Prill 2018, 13:01

Si binjake: Arilena Ara prezanton motrën dhe ngjashmëria është e paparë

Ndonëse këngëtarja e njohur Arilena Ara është shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private dhe shumë rrallë publikon foto të familjarëve të saj, ditën e sotme ka bërë një përjashtim dhe ka prezantuar motrën e saj të madhe.

Në një ditë të veçantë si kjo ajo ka uruar motrën e saj Amba për ditëlindjen e saj. Ajo ka postuar një foto me të dhe të gjithë kanë vënë re ngjashmërinë e madhe që ajo ka me këngëtaren shqiptare.

“Gjithmonë pranë meje! Gezuar ditëlindjen Ambra Ara! Motra jote e vogël të do!”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Siç ka treguar dhe në intervista të ndryshme, Arilena ka një marrëdhënie shumë të veçantë me dy motrat e saj dhe gjithmonë merr këshilla nga ato.