Nga Shqipëria / E Hënë 23 Prill 2018, 12:12

Oriola çmend Barcelonën, e veshur me bikini dredh të pasmet në mes të rrugës

Ajo është kthyer në një nga personazhet më të përfolur kohët e fundit dhe kjo pas postimeve provokuese që bën në adresën e saj. Oriola Marashi një ndër modelet më të kërkuara në Shqipëri, së fundmi ka treguar se ndodhet në Barcelonë për të realizuar një set fotosh.

Dhe si gjithmonë nuk mund të mungonin fotot tepër provokuese nga ana e saj. Ajo ka postuar një video në ‘instastory’ ku shfaqet e veshur me bikini në mes të Barcelonës dhe me pantallona të ulura duke kërcyer dhe duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

“Unë kur lexoj komentet tuaja në foto e mia”, ka shkuar Oriola sipër videos që ka postuar në Instastory.

Me sa duket kjo video ishte një kundërpërgjigje për të gjithë ata që e akuzuan për fotoshop në foton e fundit, ku vinin në dyshim gjatësinë e saj.