Nga Shqipëria / E Hënë 23 Prill 2018, 12:12

Fansja e çmendur shtang këngëtarin e njohur shqiptar: Për ty do lë dhe burrin

Mbrëmjen e djeshme në 'Kojshia Show' ishte i ftuar këngëtari i njohur shqiptar Ramadan Krasniqi, i cili është vendosur në siklet në momentin që njëra nga fanset e tij të çmendura ka ardhur në studion e emisionit.

Vajza bukuroshe u prezantua si njëra nga fanset e çmendura të Ramadanit dhe u shpreh se ai i kishte ngelur fiksim që kur e kishte parë të këndonte në një dasmë.

Ajo erdhi posaçërisht në studio për ti bërë këngëtari të muzikës shqiptare një kërkesë.

"Është i veçantë, e dëgjojnë i madh e i vogël, këndon shumë bukur. Unë jam në një lidhje me një djalë dhe më ka premtuar se Ramadanin do e marrë në dasmën tonë. Nëse Ramadani s'vjen nuk ka dasmë. A ke ndonjë dasmë në korrik?", e pyeti fansja Ramadanin.

Më pas moderator i emisionit i tha Ramadanit të ketë kujdes sepse vajza do lërë edhe të dashurin nëse ai nuk i këndon në dasmë. "Do thonë njerëzit ja vajza që e la të dashurin se nuk i këndoi Ramadani në dasmë", u shpreh moderatori.

Ai insistoi që Ramadani të thoshte 'Po' dhe këtu këngëtari e kuptoi që ishte thjesht një lojë. "Unë e di që e ke emisionin humoristik, por nuk bie në provokime aq lehtë unë", tha Ramadani.