Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për revistën TeenVogue ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj.

Ndërsa është një ndër këngëtaret më të dashura e të preferuara në muzikën botërore, dhe këte e tregojnë edhe sukseset e vazhdueshme me projektet muzikore që ajo sjell.Dua nuk harron asnjëherë që në çdo intervistë të tregojë me krenari për origjinën e saj shqiptare.

Gjatë intervistës, ylli i muzikës ndërkombëtare është shprehur se Kosova ka bërë shumë për të.
Ndërsa është shprehur se ndihet me me fat që lindi në Britaninë e Madhe për shkak të mundësive që ky ofron, Dua u shpreh se Prishtina ka pasur ndikim shumë të thellë tek ajo.

“Prishtina megjithatë, ka pasur impakt tejet të madh në të. Kosova, që ka një popullsi prej 53 për qind nën moshën 25 vjeçare, më e reja në Evropë e që pikërisht kjo rini e ka inspiruar të.
“Atje ka shumë talentë dhe njerëz që duan të ketë mundësië e njerëzve të tjerë në të gjithë botën që të këndojnë në skena globale. Ky vend ka bërë kaq shumë për mua,”-shprehet këngëtarja Dua Lipa.



